Lulzim Basha kishte thirrur takim me gratë, të rinjtë e FRPD-së i zënë ‘pritë’

0

Të rinjtë e FRPD-së janë organizuar në protestë kundër Lulzim Bashës, të cilin e konsiderojnë peng të Edi Ramës.

Ata janë mbledhur jashtë një kafe në zonën e RTSH ku Basha kishte organizuar një takim me përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas.

Nuk dihet ende nëse Basha do të heqë dorë nga ky takim, për të shmangur përballjen me protestuesit.

Burime bëjnë me dije se takimi ishte parashikuar të niste në orën 11 e 45 minuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu