Jemi Gjana
Sapo kemi përmbyllur procesverbalin përfundimtar zyrtar, kemi administruar 76 kuti të 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Rezulton që në të gjitha rastet komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë, në të gjitha rastet kur kandidatët kanë pasur përfaqësim.
Bazuar në të dhënat zyrtare, nga 75 mijë anëtarë kanë votuar 42 970 anëtarë, vota të vlefshme janë sipas kandidatëve në garë:
Kadilli 781
Harxhi 983
Shehaj 6038
Basha 32 882 anëtarë
Bazuar në këto të dhëna komisioni shpall zyrtarish fitues të garës për kreun e PD-së zotin Lulzim Basha.