Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në rrjetin social tëitter lidhur me ndarjen nga jeta të dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Fadil Kraja.
Basha shkruan se ai ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare dhe dita e sotme është një ditë e trishtë për artin, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Basha i ka dhënë ngushëllimet e tij familjes dhe miqve.
“Ndarja nga jeta e “Mjeshtrit të Madh” Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. Kalimi i tij në amshim ndërpret një jetë të pasur e krijuese, që do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
Dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Fadil Kraja ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 91-vjeçare. Homazhet për të do të zhvillohen ditën e nesërme, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.