Lulzim Basha uron Sergio Matarella-n pas betimit si President i Italisë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Sergio Mattarella, i cili sot u betua si President i Italisë.

Basha shkruan se trashëgimia historike dhe kulturore rigjallërohet vazhdimisht nga partneriteti strategjik mes dy vendeve.

“Punë të mbarë Presidentit Sergio Mattarella për fillimin e mandatit të tij të dytë! Trashëgimia e jashtëzakonshme historike dhe kulturore që lidh vendet tona, e rigjallëruar vazhdimisht nga partneriteti strategjik në të cilin kemi besim të madh, na bëjnë të shikojmë me vendosmëri dhe optimizëm drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkruan Basha në twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu