Lumi del nga shtrati dhe merr përpara shtëpinë prej druri në Valbonë

0

 

Reshjet intensive në zonat veriore të vendit kanë bërë që Lumi i Sylbicës në bashkinë e Tropojës të dalë nga shtrati dhe të dëmtojë aksin Bajram Curr-Valbonë. Rrëshqitjet e dherave e kanë bërë të pakalueshme rrugën, duke bërë që 80 banorë në zonën e Bjeshkëve të mbeten të izoluar.

Burime bëjnë me dije se kjo zonë është mjaft problematike me rifillimin e reshjeve dhe pastrami i përkohshëm nuk është zgjidhja por duhet ndërtimi i mureve mbajtës si dhe vendosja e rrjetave mbrojtëse. Pamjet janë gati apokaliptike, ku fuqia e ujit ka marrë përpara një shtëpi druri, si dhe ka dëmtuar rëndë ambientet e një lokali në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu