Prej dy javësh banorët që jetojnë në hyrje të qytetit të Orikumit kanë vënë re sesi pirgje me inerte shtohen dita ditës pranë lumit të Izvorit. Njëkohësisht me ekipin e Top Channel në zonën ku depozitohen mbetjet nga shembja e ndërtimeve ka mbërritur edhe një efektiv i policisë bashkiake që po dokumenton faktet pas ngritjes së shqetësimit nga banorët.
Nga pllakat e deri te copëza betoni, në këtë zonë gjen materiale që nuk rrezikojnë të bëhen shkak edhe për përmbytje. Orikumi nuk i ka shpëtuar pasojave negative të vrullit ndërtimor që po prodhon tonelata me inerte çdo ditë, e të cilat duke u depozituar sot në vendet më të papërshtatshme përbëjnë rrezik për banorët dhe mjedisin nesër.