Rreshtjet e shiut, që kanë rënë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej mbëmjes së djeshme, kanë rritur së tepërmi kuorat e lumenjve e përrenjve në Qarkun e Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, prurjet e lumit Osum në Urën e Varur në Berat dhe në Urën e kanë kaluar pragun e ulët dhe të mesëm dhe janë në tendencë rritje 5 cm në çdo 15 minuta.
Megjithatë duket se tanimë situata është nën kontroll dhe për çdo rritje të nivelit të ujërave është kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut të monitorohet situata dhe të raportohet në kohë çdo problematikë.Si rezultat i motit të keq dhe rreshjeve shumë zona në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike.
Që prej mëngjesit të sotëm janë pa energji elektrike: fshatrat Perondi e Kozare në bashkinë Kuçovë, fshatrat Cukalat,Pobrat e Poshnje në bashkinë Dimal,fshatrat Vërtop,Tomorricë e Vërtop në bashkinë Poliçan,fshatrat Potom,Gjerbës,Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshati Tërpan në bashkinë Berat.
Ndërkohë, OSHEE konfirmon se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në këto zona.