“Lungomare 3” / Zgjerimi i shëtitores, shemben dhjetra biznese buzë detit në Vlorë

0

Prej dy javësh, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po zhvillon një aksion per prishjen e 30 bizneseve të paligjshme në bregdetin e Vlorës.

Ky aksion është i fokusuar në zgjerimin e projektit të “Lungomare 3” (zgjerimi i shëtitores së qytetit) dhe përfshin biznese të ndryshme, kryesisht bare, beach bare dhe restorante, të cilat kanë struktura të ndërtuara nga dru ose beton.

Puna për realizimin e këtij projekti ka nisur para dy javësh, dhe bizneset kanë marrë një afat deri më 15 nëntor për të boshatisur objektet e tyre. Ky proces nuk ka hasur në kundërshti, shumica e bizneseve, të cilët kanë filluar tashmë të boshatisin subjektet.

Ndërkohë, për ato biznese që pengojnë ecurinë e punës dhe nuk pranojnë të lirojnë objektet deri në afatin e përcaktuar, Inspektoriati ka paralajmëruar se do të vazhdojnë procedurat e prishjes dhe do të aplikohen gjoba për shkeljen e ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu