Lushnje/ Radhë të gjata për kartat e naftës pa akcizë, fermerët: Nuk respektohet radha

0

LUSHNJE- Marrja e kartave të naftës pa akcizë, ka krijuar radhë të gjatë të fermerëve në Lushnje. Mes tyre nuk kanë munguar as debatet e tensionet, ku shumë shprej tyre shprehen për mungesë serioziteti duke i lënë të presin me orë të tëra. Duket se askush nuk pyet për angazhimet dhe punët që ata kanë lënë pas, ndërsa pritja është e gjatë.

Kjo situatë është krijuar për shkak të numrit të madh të fermerëve, që interesohen për të marrë sasinë e karburantit. Disa prej tyre kanë ardhur më shumë se një herë pranë kësaj pike. Ata thonë se radha nuk respektohet.

Drejtoria e Bujqësisë njofton me telefon aplikantët, ndërsa disa prej tyre janë skualifikuar për shkak të mangësive në dokumentacion. Në skemat e subvencioneve kanë aplikuar më shumë se 20 mijë fermerë. Në qarkun e Fierit kanë mbërritur deri më tani rreth 6600 karta nafte, dhe janë shpërndarë rreth 35.300.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu