LVV letër Vjosa Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

0

KOSOVË- Pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës, pritet që sot të mbahet edhe seanca për votë-besimin e qeverisë së re. Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dorëzuar Presidentes Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurtit si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci në një postim në rrjetet sociale.