Lyon-Marseille, gjashtë muaj burg për tifozin që goditi Payet dhe pesë vjet për…

0

-Një shishe e gjuajtur mbi kokën e Dimitri Payet anuloi ndeshjen mes Lyon dhe Marseille dhe më 8 dhjetor Komisioni i Disiplinës në FFP do të marrë vendimin final.Masat pas Lyon-Marseille. E para ishte skualifikimi për një ndeshje të stadiumit të Lyonit, Groupama Arena.

Klubi francez në ndeshjen e radhës në Ligue 1 me Reims do të luajë me dyer të mbyllura, pasi është në pritje të ‘dënimit përfundimtar’, i cili do të arrijë në mes të dhjetorit.

Drejtësia franceze lëvizi me shpejtësi të madhe. Gjykata Penale e Lyonit dënoi me gjashtë muaj burg njeriun që hodhi shishen dhe goditi Payet. Dënimi është me kusht, por ai tifoz ka marrë edhe një dënim të mos hyjë në stadium për 5 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu