– Një incident vërtet i shëmtuar ka ndodhur në sfidën e Ligue 1 midis Lyon dhe Marseille.Një shishe me ujë e hedhur nga tribuna ka goditur lojtarin e Marsejës, Dimitri Payet. Është si të ketë marrë një gur në fytyrë, për fatin e lojtarit shishja që e goditi në faqen e majtë nuk i shkaktoi asnjë dëm. Siç bëhet e ditur nga Prime Video, autori i gjestit të keq është identifikuar menjëherë nga organet kompetente, të cilët e kanë arrestuar pasi e kanë larguar nga stadiumi. Në këtë moment lojtarët janë ende në dhomat e zhveshjes.
Kapiteni i Lyon Lopes, iu drejtua tifozëve të tij duke u përpjekur t’i qetësonte, duke kërkuar që të ndalonin për të shmangur pasoja më të këqija (nga rreziku i skualifikimit të fushës deri te dënimi më i rëndë i humbjes në tavolinë). Tifozi që hodhi shishen do të ishte detyruar të largohej nga stadiumi pasi ishte sulmuar nga një prej ultrasve të Lyon-it.