Machine Gun Kelly duket se nuk po i qëndron besnik Megan Fox

0

Në muajin mars,aktorja Megan Fox dhe  këngëtari Machine Gun Kelly u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko.Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.

Madje, ata u shfaqën bashkë në publik për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” , ku morën goxha vëmendje.

Pikërisht tre ditë pas daljes së tyre publike, mediat e huaja bëjnë me dije se Meghan ka firmosur divorcin nga parteri prej 10 vitesh, Brian Austin Green.

Por, nuk e dimë ç’po ndodh papritur me çiftin më të komentuar të momentit.

Teksa një natë më parë shijonte një darkë romantike me Megan Fox, Machine Gun Kelly është filmuar një natë më pas nga paparacët në shoqërinë e një vajze bionde.

Megjithëse po përpiqej të fshihej, këngëtari s’ka mundur t’i shpëtojë dot kamerave dhe s’dimë ç’shpjegim do të ketë për këtë.

As Megan dhe as Machine Gun Kelly s’kanë reaguar për pamjet e shkrepura jashtë një clubi nate në Los Angeles.

Mediat e huaja raportuan më herët se 6 muaj pas divorcit, Megan është gati t’i thotë “Po” partnerit të saj dhe me shumë mundësi ata do ta kurorëzojnë shumë shpejt dashurinë me martesë.

Por, pas këtyre pamjeve s’e dimë a është ende gati si në fillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu