KATAR- Një incident qesharak vodhi shfaqjen në konferencën për shtyp të Vinicius Junior përpara çerekfinales së Kupës së Botës të Brazilit me Kroacinë.
Teksa sulmuesi i Real Madridit po i përgjigjej pyetjeve, një mace u ngjit te paneli dhe po argëtohej.
Kur pa felinin, Vinicius shpërtheu në të qeshura, ndërsa dikush tjetër e uli poshtë, megjithatë fatmirësisht për Brazilin macja nuk ishte e zezë e nuk do u sjellë fat të keq.