Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë 20-minutëshe me homologun e tij Donald Trump përpara se të nisë takimi informal për Ukrainën i planifikuar në Pallatin Elysée. Këtë e bëri të ditur presidenca franceze përmes një komunikate.
Udhëheqësit kryesorë evropianë mbërritën në Pallatin Elysee për të marrë pjesë në një takim të ashtuquajtur informal mbi Ukrainën dhe sigurinë evropiane.
Krahas Emmanuel Macron, janë krerët e qeverive të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës – si përfaqësues të formatit NB8, Nordic Baltic 8, të cilin aktualisht kryeson mbretëria – si dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Takimi urgjent u thirr pasi administrata Trump ka përshpejtuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, pa përfshirë Kievin ose Bashkimin Evropian. Presidenca franceze tha të hënën se Emmanuel Macron kishte folur me zotin Trump në telefon pak para fillimit të takimit.