Macron e konfirmon: BE e gatshme të vendosë sanksione të tjera ndaj Rusisë

0

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se fuqitë perëndimore ishin të gatshme të rrisin sanksionet kundër Rusisë nëse është e nevojshme.

Duke folur në një konferencë shtypi pas samitit të liderëve të NATO-s dhe G7, Macron tha:

Këto sanksione kanë ndikim dhe janë të prekshme dhe ne duhet t’i vazhdojmë ato për efektin e tyre bindës.

Ai gjithashtu paralajmëroi se bota po hynte në një krizë ushqimore “të paprecedentë”, duke shtuar se disa vende, duke përfshirë disa nga ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, janë veçanërisht të varura nga eksportet ukrainase dhe ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu