Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditwn e sotme se disa vende evropiane, përfshirë Francën, po kërkojnë hapjen e një misioni të përbashkët diplomatik në Afganistan.
Sipas Politico, vendet e BE-së dhe SHBA-të kanë refuzuar të njohin regjimin taleban që mori pushtetin në gusht pas tërheqjes së trupave amerikane. Macron tha se ky është një vendim i ndryshëm nga një njohje politike apo dialog politik me talebanët. Macron tha se Europa do të ketë një përfaqësi sa më shpejt që të muneshin por çështjet shtesë të sigurisë do të duhet të rregulloheshin së pari.
“Ne po mendojmë për një organizatë midis disa vendeve evropiane … një vend të përbashkët për disa evropianë, i cili do t’i lejonte ambasadorët tanë të jenë të pranishëm,” u raportua duke thënë Macron gjatë një vizite në Katar.
Njoftimi i Macron erdhi në një turne në vendet e Gjirit, i cili përfshinte nënshkrimin e një kontrate mbrojtëse prej 17 miliardë eurosh me Emiratet e Bashkuara Arabe. “Për mua objektivi është paqja, stabiliteti dhe lufta kundër terrorizmit” në rajon, tha ai.
Javën e kaluar, mes shqetësimeve në rritje për situatën humanitare në Afganistan, BE zhvilloi bisedime me anëtarët e qeverisë talebane dhe hodhi idenë e fillimit të një misioni. Në një deklaratë, BE tha se po shqyrtonte krijimin e një pranie minimale në terren në Kabul, e cila nuk do të kërkonte njohje.
Ndërkohë, të premten, Franca evakuoi 258 afganë të kërcënuar për shkak të angazhimeve të tyre, duke përfshirë gazetarë. Ajo gjithashtu kreu një mision të përbashkët humanitar me Katarin për të dorëzuar 40 tonë pajisje mjekësore, ushqime dhe furnizime për organizatat ndërkombëtare në Afganistan.





