Rama: Jam shumë i lumtur që jam në krah të presidentit të Francës, jo në Paris, jo në Bruksel, por në Tiranë. Jam shumë i lumtur pas një pritje të paktën shekullore, jemi për një vizitë bilaterale. Është një vizitë miqësore, angazhimi për të thelluar më tej një marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë, dhe po të shohim të dhënat konkreta kanë njohur një zhvillim të papritur në vitet e fundit, si rezultat i angazhimit të Francës në rajon, të angazhimit të vetë presidentit në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për BE dhe BP.