FRANCË- Emmanuel Macron luajti një rol të madh në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain deri në vitin 2022, kur francezi ishte afër nënshkrimit për Real Madridin. Presidenti i Francës ruan raporte të shkëlqyera me “yllin” e “tringjyrëve” dhe të gjithë presin ndërmjetësimin e tij në mënyrë që Mbappe të ndryshojë mendje dhe të bindet të qëndrojë në Paris pas 2024-ës.
Pak orë më parë, Emmanuel Macron ishte në një miting në Francë kur edhe u afrua nga një tifoz i veshur me fanellën e kombëtares franceze për ta pyetur për Mbappe.
“A e dini nëse Killian do të qëndrojë?”- pyeti fansi dhe Macron u përgjigj: Nuk kam informacion, por do të përpiqem të shtyj që ai të qëndrojë.
Mbappe ka njoftuar Parisin se nuk do të vazhdojë me ekipin përtej 2024-ës dhe deklarata e tij ndezi… zjarre. Nëse ai do të qëndrojë në skuadrën e Parisit në sezonin e ri, do të jetë i lirë të negociojë dhe madje pa i marrë para Parisit për transferimin e tij në një ekip të ri. Në Paris po mendojnë ta shesin që tani nëse ai nuk ndryshon mendje dhe dëshiron të largohet verën e ardhshme dhe Equipe tashmë ka shkruar se Real Madridi mund të japë deri në 200 milionë euro për ta bërë Mbappe lojtarin e tyre, por ai mund të shkojë edhe tek Manchester United.