FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbrojtur politikën e tij për të vazhduar dialogun me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Macron tha se Turqia nuk duhet të jetë fuqia e vetme që flet me Moskën dhe tashmë duhet të bëhen përgatitje për një paqe të negociuar.
“Kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi botërore që vazhdon të bisedojë me Rusinë?” , tha Presidentinë një takim të ambasadorëve francezë në Pallatin Elysee.
“Ne nuk duhet të dorëzohemi para asnjë forme të moralit të rremë, i cili do të na linte të pafuqishëm,” shtoi ai.