Madonna e ashpër me Putin, presidenti Zelensky fillon ta ndjekë në Instagram pas video-montazhit

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë këngëtaren Madonna në Instagram pasi ajo publikoi një video-montazh në mbështetje të Ukrainës.

Këngëtarja postoi në rrjetet sociale këtë video të premten e 25 shkurtit, për të shprehur mbështetjen e saj për vendin në mes të pushtimit në rrezik nga shteti i Rusisë, shkruan The Independent.

Madonna dënoi “pushtimin e pakuptimtë dhe të nxitur nga lakmia” e Rusisë, duke shtuar se “Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë”.

63-vjeçarja shkroi: “Ne të mbështesim President Zelensky! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!”.

Videoja e publikuar nga Madonna, shfaqte pamje të Ukrainës dhe Putinit së bashku me video të saj duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj të vitit 2006 “Sorry”.

Teksti i këngës shfaqet në ekran, duke përfshirë fjalët “Lies (gënjeshtra)” dhe “I can’t to it (Unë s’mund ta bëj këtë”.

Presidenti Zelensky (llogaria zyrtare e të cilit në Instagram është @zelenskiy_official) ka filluar ta ndjekë që atëherë artisten Madonna në Instagram.

Të tjerë, megjithatë e kritikuan fituesen e çmimit “Grammy” për videon e saj, duke e quajtur atë “narcisiste”.

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Liashko, ka thënë se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus. Liashko shtoi se sipas të dhënave të operacionit janë plagosur 1115 persona, mes tyre 33 fëmijë.

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se plani i pushtimit të Rusisë “nuk është afër realizimit” mes rezistencës së ashpër nga populli ukrainas

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu