Këngëtarja e njohur Madonna i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj Ahlamalik Williams.
Lidhja e artistes 63-vjeçare me kërcimtarin 28 vjeç Williams për të paktën katër vite pasi u njohën në vitin 2015.
Me anë të një postimi në Instagram ku dukej sikur i referohej ish-të dashurit, Madonna shkroi: “Kur dikush në jetën tuaj nuk është i duhuri për ju… Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni të fortë.”
Një burim për ‘The Sun’ tha: “Ata janë ende në marrëdhënie të mira por janë në vende të ndryshme me jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Të dy po punojnë në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre.”