ANGLI – Kapiteni i Manchester United dhe Anglisë, ka ndarë në faqen e tij në Instagram disa foto nga dasma e tij të shtunën. Në një mbishkrim të përzemërt, Harry, 29 vjeç, u shpreh se ceremonia e dasmës ishte “një ditë që nuk do ta harroj kurrë”.
Harry dhe Fern, 27 vjeç, u martuan në Chateau de Varennes, në jug të Francës, e cila është votuar si një nga dhjetë vendet më të mira për dasmat në botë. Mësohet se çifti fluturoi me avion privat në drejtim të Francës të enjten.
Më pas, Fernit iu bashkuan shoqërueset e saj, rol të cilin e luajti gruaja e portierit anglez, Jordan Pickford, Megan Davison. Motra e Harryt, Daisy, 21 vjeç, ishte pjesë e nderit në ngjarjen e madhe, ndërsa vëllezërit e tij Laurence, 25 dhe Joe, 30 vjeç, gjithashtu ishin pjesë e ceremonisë.
Më herët çifti pati kryer një ceremoni në zyrën e gjendjes civile në Crewe muajin e kaluar për të marrë një certifikatë martese në Mbretërinë e Bashkuar. Në ceremoninë e përrallës në Chateau de Varennes, morën pjesë rreth 30 të ftuar.