Makabre/ Gruaja vrau dy foshnjat e saj dhe i fshehu për vite në frigorifer

0

Një histori rrëqethëse ka dalë në dritë nga Koreja e Jugut, ku një grua është akuzuar për vrasjen e fëmijëve të saj, të cilët madje i mbajti në frigorifer për vite me radhë.

Një rast i pabesueshëm dhe në të njëjtën kohë rrëqethës, sipas CNN, u zbulua në Korenë e Jugut, teksa autoritetet arrestuan një grua, e cila, siç rrëfeu, vrau fëmijët e saj sapo i lindi dhe më pas fshehu trupat e tyre të pajetë në frigoriferin e shtëpisë së saj.

Një zyrtar i policisë së Koresë së Jugut tha për CNN se gruaja e pranoi aktin e saj, të cilin e justifikoi me vështirësitë financiare me të cilat po përballej, pasi ajo ka ende tre fëmijë, 8, 10 dhe 12 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu