Makina aksidenton këmbësorin në Prishtinë, policia jep detaje

0

Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet mbrëmjen e sotme në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.

“Sot rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin“, ka thënë Flora Ahmeti për Express.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu