Makina bie në humnerë/ Shpëton fëmija dhe gruaja, vdes burri (FOTO)

0

Shërbimi zjarrfikës ka punuar për nxjerrjen e burrit nga makina e cila ra në humnerë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Dardhë të Pukës ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë, ndërkohë që për pasojë janë aksidentuar një grua me një fëmijë, të cilët janë dërguar në spitalin e Pukës ku fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq mësohet gjithashtu se brenda automjetit ka mbetur një personi i quajtur Mark Nika, i cili fatkeqësisht raportohet të ketë ndërruar jetë.

Mjeti tip “Benz”, me targa AA 206 AL, ka rënë rreth 50 metra në humnerë.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Mark Nika, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht një grua dhe një fëmijë, që ndodheshin në mjet, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hetimet e para bën me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.

Pukë /Informacion Paraprak

Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë, të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë.

Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojnë për nxjerrjen e tij nga automjeti

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu