Makina bie në lumë në Vlorë, plagosen 35-vjeçarja dhe 2 fëmijët

0

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë. Një 35-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në lumë në fshatin Lepenicë.

Si pasojë e aksidentit ajo, bashkë me dy fëmijët që udhëtonin me të, kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.