Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje një grua dhe plagos edhe një 20-vjeçare

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje dhe plagosjen e një 20-vjeçareje.

Policia thotë se makina e drejtuar nga shtetasi me inicialet B.K. dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka përplasur dy kalimtaret.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu