Makina del nga rruga në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, humb jetën drejtuesi

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra larg saj.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi L.Sh., 65 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin mbi mjetin, çka ka sjellë daljen nga rruga.

Fatkeqësisht, 65-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip ‘Fiat’, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.