Makina doli nga ura dhe përfundoi në lumë, pamje nga aksidenti me një viktimë në Korçë

0

Aksident me një viktimë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë.

Një mjet tip Foristradë ka dalë nga “Ura e Polenës” dhe ka rënë në lumë e si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit.

Ambulanca, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të errësirës dhe për shkak se makina duket e zhytur në lumë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka rrëshqitur nga lagështira dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit ndërkohë që kujtojmë se në këtë vend kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu