DIVJAKË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë. Mësohet se një 39-vjeçare duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes 90-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në polici.
Njoftimi i Policsë:
Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesja e automjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.