Makina e Ministrit të Brendshëm e ‘mbushur’ me gjoba? Reagon Taulant Balla

0

Taulant Balla njofton se i ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm. Balla i referohet lajmit që u bë viral në media, ku po qarkullonte me një mjet që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Nga verifikimet rezultonte se 3 gjobat datojnë në vitin 2021 dhe 2022. Dy gjoba i janë vënë këtij mjeti në Tiranë dhe një në Lushnje. Kjo periudhë daton me drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Bledi Çuçi, i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama. Në reagimin e tij, Balla shprehet se kjo situatë ndodhi se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!

Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.

Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!

Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu