Aksident pranë shkollës Ismail Qemali në Tiranë, makina i pret rrugën motorit, plagoset rëndë drejtuesi i motomjetit
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.