Makina me tre të rinj përplaset me mbrojtëset anësore të rrugës (FOTO)

0

VLORË- Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një automjet tip “Porsche”, në të cilën ndodhenin tre të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Hekurat mbrojtës të rrugës kanë përfunduar brenda automjetit ku ndodhen të rinjtë.

Nga aksidenti vetëm një nga të rinjtë ka marrë lëndime të shumta. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia dhe grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu