Një aksident është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person me biçikletë.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.