Makina merr para këmbësoret në Kamëz/ Ndërron jetë një grua

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar ditën e sotme në Kamëz.

Bëhet me dije se shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 57-vjeçarja, ndërsa shtetasja 20-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu