Makina përfundon në kanal, çifti me vajzën dërgohen në spital

0

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Vajkal. Drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e mitur e për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht të tre personat janë lënduar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu