Makina përplas 14- vjeçarin

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.

I mituri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu