SHBA- Një incident i përgjakshëm ndodhi mëngjesin e sotëm në Los Anxhelos, ku një makinë u përplas me kursantët e policisë ndërsa ata po vraponin. Makina përplasi 25 prej tyre, duke i lënë në gjendje të rëndë për jetën, raporton ‘Abcnews.go.com’.
Grupi i të trajnuarve të policisë, kryesisht të rinj në Zyrën e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, ishin në vrapimin e tyre në mëngjes kur mjeti u përplas me to.
Skena e aksidentit i ngjante një “përplasjeje avioni “, tha Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit Alex Villanueva gjatë një konference për shtyp. Kishte trupa njerëzish “të shpërndarë gjithandej, me plagë të ndryshme”, mund të shiheshin edhe rekrutët “të copëtuar”. Njëri prej tyre është i intubuar, shtoi ai.
Pamjet dhe fotot nga vendi i aksidentit tregojnë fuoristradën e zezë në trotuar me pjesën e përparme të copëtuar.
Makina përplas 25 rekrutë të policisë në Los Angeles,
Shoferi, i cili u arrestua në vend, u verifikua se nuk ishte nën efektin e alkoolit. Megjithatë, sipas burimeve policore që folën për Los Angeles Times, autori u tha oficerëve se e zuri gjumi në timon.