Makina përplas këmbësoren në Ersekë, 64-vjeçarja përfundon në spital

0

Një aksident është regjistruar sot në Ersekë, ku një këmbësore ka mbetur e plagosur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. D., ka aksidentuar shtetasen me inicialet N. A., rreth 64 vjeçe, e cila u transportua në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.