VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Transballkanike. Mësohet se një mjet tip “Golf” ka përplasur një këmbësore që po kalonte vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti u godit edhe nga një tjetër mjet tip “Audi”.
E plagosur ka mbetur këmbësorja rreth 65 vjeçe. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.