Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.
Sipas gazetares sonë, një i mitur rom është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.
Fëmija, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas informacioneve të para ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.