Makina përplas motorin tek Pallati me Shigjeta, plagoset rëndë 22-vjeçari

0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në afërsi të Pallatit me Shigjeta, në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një motor.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 22-vjeçari E.M, i cili është transportuar drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëse.

“Blutë” e Tiranës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 17.10.2022, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu