Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin me biçikletë dhe ikën nga vendngjarja, çfarë thotë policia

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, në afërsi të një karburanti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu