Një këmbësor humbi jetën këtë të enjte në Berat, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, në Moravë. Viktimë nga kjo ngjarje mbeti një 75-vjeçar me iniciale A.A., i cili ndërroi jetë në spital. Policia shoqëroi shoferin e automjetit, ndërsa vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në spital, humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.