Makina përplas rojen e pallatit tek “Kongresi i Elbasanit”

0

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në Tiranë.

Raportohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor i moshës rreth 60-vjeç, i cili ishte roje i një pallati në ndërtim.

Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa i moshuari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu