Makina përplaset keq me “Fordin” e policisë në aksin rrugor Milot-Morinë, mbeten të plagosur 3 efektivë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë pasi një automjet është përplasur me makinën e policisë tip “Ford” ku për pasojë janë plagosur 3 efektivë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në këtë aks ku mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli u përplas me makinën me 3 efektivë të Policisë së Kukësit të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu