Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Vlorë-Fier.
Automjeti tip ‘Benz’ me drejtues F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.