Makina përplaset me motorçikletën, drejtuesi dërgohet me urgjencë drejt spitalit

0

Disa çaste më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Fushë Krujë-Mazhë, ku një makinë e tipit “Ford” është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes së rëndë, 55-vjeçari Besnik Masha është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke ndaluar drejtuesin e automjetit me iniciale A.S. dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu