Makina përplaset me motorin në Korçë, drejtuesi dërgohet në spital

0

Mëngjesi i së dielës, është zgjuar me aksidente nga qytete të ndryshme.

Një tjetër përplasje ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku “Peugeot” e drejtuar nga 74-vjeçari me inicialet P.V është përplasur me motomjetin e drejtuar nga qytetari me inicialet D.H, i cili ndodhet në spital.

Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2023, rreth orës 07:55, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit të Korçës, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu